Rikthehen shpërthimet me tritol

 

Janë rikthyer atentatet me tritol. Në kryeqytet një sasi prej 600 gramë tritol u gjet poshtë një makinë në zonën e Kombinatit. Lënda plasëse është pikasur nga vet përdoruesi i makinës që e kishte marrë me qera. Policia dhe Forcat RENEA bën të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse. 

Një sasi rreth 600 gram lënde shpërthyese u gjet mëngjesin e sotëm poshtë automjetit tip Fiat, i cili ishte marre me qera nga shtetasi Ervis Imeri, 31 vjeç nga Tepelena. Ai kishte kontatuar pakon e dyshimtë pranë prapakolpit në automjetin e parkuar në Rrugën e Qelqit në Kombinat. Në vendngjarje mbërritën menjëherë policia dhe njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila ka bërë çaktivizimin e lëndës shpërthyese. Ajo ishte e ndarë në 3 kallëpë të lidhur me një kapsollë detonatore si dhe me dy bateri 9 volt me paketën elektronike. Policia tha se po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

SHKARKO APP