Rikthehet debati për dekoratat e Enverit

Parlamanti ka miratuar programin 3 javorë të punimeve i cili shtrihet nga data 18 shtator deri në 6 tetor.

Duket se puna e parë e deputetëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit do te jetë e fokusuar tek reforma në drejtësi pasi programi parashikon që në pjesën kryesore të diskutimeve të jenë pro vendimeve për miratimin e strukturës së disa organeve të reja të drejtësisë që parashikohen nga reforma kushtetuese.

Miratohet e struktura e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuvendi ka parashikur që deri më 6 tetor të diskutojë dhe miratojë strukturën e dhe organikën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organi kryesor që do të kalojë në site për integritetin profesional dhe moral të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky projektvendim bashkë me atë për strukturën dhe organikën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të Gjykatës Kushtetuese, jan parashikuar që të miratohen në 5 tetor në seancë parlamantare.

Debate nis me buxhetin dhe reformën në drejtësi

Krahas diskutimeve të projektvendimeve për reformën në drejtësi, paralamenti do të fokusohet në debat edhe për buxhetin.

Të enjten e 21 shtatorit kur parlamenti do të mblidhet në seancë pritet që të miratohet akti normativ për buxhetin e vitit 2017.

Diskutimi për buxhetin parashikohet që gjatë gjithë këtyre ditëve të ngjallë debate dhe akuza të forta mes mazhorancës dhe opozitës në komisionet parlamentare.

Debati per dekoratat e komunizmit

Në fillim të sesionit të ri, parlamenti pritet të rikthejë debatin për dekoratat e komunizmit.

Shumica e re parlamentare ka vendosur që të përfshijë në axhendën e punimeve të Kuvendit një nga nismat me të nxehta e cila qëndron në sirtaret e kuvendit prej dhjetorit të vitit 2015, ligjin për “për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë.

Kjo nismë mban firmën e kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Taulant Balla, dhe parashikon heqjen e dekoratave, titujve dhe medaljeve për diktatorin Enver Hoxha, bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit, funksionarët që kanë shërbyer në sistemin komunist si dhe për disa antifashistë të parë, pra për veteranë të luftës, të cilët kanë mbajtur funksione të rëndësishme në regjimin komunist.

Edhe pse qëndron prej shumë muajsh në kuvend kjo nisëm u bllokua për shkak të reagimeve të veteranëve të luftës.

Rikthimi i kësaj nisme vjen në një moment kur Partia Demokratike ka ngritur një kauz kundër ish funksionarëve të sistemit komunist, ndërsa akuzon kryetarin e ri te kuvendit Gramoz Ruci dhe Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

 

Everest Dedaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?