Rikthehet në burg 50-vjeçari që v*rau kunatin

50-vjeçari shqiptar Fatmir Tarellari, që vr*u kunatin, 33-vjeçarin Erjon Pelivanin është kthyer në burg me një vendim të ri të gjykatës. Pak ditë më parë 50-vjeçari u la në masën ”arrest shtëpie”, por mesa duket vendimi ndryshoi dhe do të duhet që të kthehet në qelitë e paraburgimit deri në seancën e radhës.

Ai vrau kunatin e tij, pasi mësoi se prej vitesh i kishte përdhunuar vajzën dhe e shantazhonte me video intime. 50-vjeçari është nisur për në burg. Ai u lirua përkohësisht një javë më parë. Për shkak të mosmarrëveshjes mes prokurorit dhe hetuesit, 50-vjeçari u la i lirë përkohësisht.

Terallai akuzohet për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, përdorim arme dhe armëmbajtje. Avokatët mbrojtës të 50-vjeçarit pretendojnë se ai ka qëlluar me armë gjatë sherrit.

 

SHKARKO APP