Rikthehet pas 2 vitesh Amnistia – 630 të dënuar drejt lirisë nga burgu

Rreth 600 të dënuar nga të gjitha burgjet e vendit do të përfitojnë nga amnistia me rastin e festave të fundvitit. Mësohet se drafti është miratuar nga Ministria e Drejtësisë dhe do t’i kalojë qeverisë për miratim, ndërsa më pas do jetë Kuvendi i cili në seancën e fundit të dhjetorit do votojë ligjin. Pas miratimit në Kuvend, amnistia pritet të hyjë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm.

Përjashtohen nga amnistia ata që janë me burgime të përjetshme, të dënuarit për dhunë në familje, krime seksuale dhe korrupsion i zyrtarëve të lartë. Të dënuarit nga 6 muaj deri në 1 vit dënim me burg, përfitojnë lirinë. Gjithashtu, mësohet se amnistia e këtij vitit pritet që t’u japë prioritet grave të dënuara dhe të moshuarve.

Amnistia rikthehet pas 2 vitesh. Për herë të fundit të dënuarit kanë përfituar lirinë me duke iu falur dënimin për pjesën e mbetur në vitin 2016. Ndërsa vitin e kaluar amnistia nuk u aplikua. Të drejtën për të amnistuar të dënuarit e ka edhe Presidenti. Nga ana e tij, kreu i shtetit Ilir Meta ka paralajmëruar se nuk do amnistojë asnjë të dënuar për vepra penale si dhunë në familje apo dhe krime seksuale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projektligji

Swiss Digital Mobile Reklama

Në projektligjin e propozuar nga qeveria, parashikohet të përfitojnë nga amnistia, të gjithë personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me burgim deri në tre vjet, për dënime të dhëna deri më 30 nëntor 2018, pavarësisht kohës që u mbetet për të vuajtur.

Gjithashtu, amnistohen të gjithë personat e dënuar me burgim, të cilëve deri në datën e hyrjes së fuqi të ligjit, u kanë mbetur pa vuajtur një periudhë deri në dy vite burgim.

Një tjetër kategori, që përfitojnë janë femrat e dënuara, të cilat në datën e hyrjes së fuqi të ligjit, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç, ndërsa meshkujt, baras ose mbi moshën 60 vjeç.

Amnistohen gjithashtu personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, përjashto ata që kanë kryer vrasje ose krime të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Po cilat janë kategoritë e të dënuarve që përjashtohen nga amnistria. Ja çfarë parashikon projektligji.

“Të dënuarit për krime kundër njerëzimit, krime seksuale, vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, apo ata që kanë kryer vepra penale kundër fëmijëve martesës ose familjes, nuk përfitojnë nga kjo amnisti”.

Në draft parashikohet se “Nuk përfitojnë nga amnistia, as të dënuarit për krime që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokrat të zgjedhjeve”.

Një tjetër kategori që përjashtohet janë edhe personat të cilët i janë shmangur drejtësisë.
Aktualisht projektligji i hartuar nga Ministria e Drejtësisë i është dërguar për mendim Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme.

Pasi këto institucione të japin mendimin e tyre, drafti kalon për diskutim ne qeveri dhe votim në Parlament. Nga amnistia e fundit që u dha në 2016, përfituan mbi 700 të dënuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?