Rikthehet Sokol Balla në “Top Story”

 

Emisioni “Top Story” rikthehet sërish këtë të enjte.

I ftuari i Sokol Ballës do të jetë Erion Veliaj.

“Top Stoy” u pezullua për disa javë, pas publikimit të disa pamjeve intime të gazetarit Sokol Balla.

Ky i fundit deklaroi atëherë se emisioni do të ndërpritej për pak kohë, në respect të shikuesve.

“Në shenjë respekti për lëndimin e shikuesve nga botimi i dhunshëm i pak sekondave të jetës time private, "Top Story" nuk do të transmetohet për një periudhë të shkurtër kohore", pati deklaruar Sokol Balla.

Tashmë ky emision rikthehet në prag të fushatës, kur pritet të paraqesin alternativat e tyre kandidatët e bashkive kryesore./

SHKARKO APP