Rikthimi i Fatmir Xhafajt në politikën aktive

Bojkoti i opozitës nuk është arsye që dy nismat e PS-së të futen në sirtarët e Kuvendit, në pritje të një dakordësie të mundshme më vonë. Në seancën e kësaj të enjteje, do të votohet përbërja e dy komisioneve të posaçme, ai për anti-korrupsionin dhe dezinformimin.

Emri që përflitej tashmë është fakt që do të drejtojë punën e Komisionit të Posaçëm, për thellimin e reformave, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin,është deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj që ka kryesuar dhe punën e reformës në drejtësi në 2016.

Pas largimit me zhurmë nga posti i ministrit të Brendshëm, por edhe i renditur në fund të listës së socialistëve të Tiranës për zgjedhjet e vitit 2021, rikthimi i Xhafajt në politikën aktive duket se vjen edhe me një mesazh të fshehur, që do të zbardhet gjatë rrugës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?