Rikthimi i imzot Massafrës pas kalimit të Covid: Ishin ditë të vështira, u trajtova në terapi intensive

Nuk ka qenë e lehtë, por ja ka dalë të fitojë betejën me virusin Sars Cov-2. Pas afro 2 muajsh është rikthyer në Shkodër, arqipeshkevi i Shkodër-Pult, imzot Angelo Massafra.

Kleriku 72-vjeçar kremtoi meshën në festën e Zojës Fatima ku nga kisha rrëzë kalasë, besimtarët e pritën me duartrokitje, ndërsa nuk i shmangu emocionet dhe përlotjen.

Arqipeshkëvi Massafra tregon për Ora News përballjen me koronavirusin dhe trajtimin në terapi gjysëm intensive.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një javë më kanë mbajtur me maskë me oksigjen të plotë, intensive, më kanë shpëtuar. Virusi është shumë i pabesë. Përballë ishte Krishti i kryqëzuar dhe një figurë e Zojes, i kisha parasysh, ato kanë qenë forca ime. I kam përjetuar kreshmet dhe Pashkët në këtë mënyrë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Imzot Massafra ka këtë apel ndaj tyre që ende nuk e besojnë virusin.

Nga marsi i vitit 1998 e deri më sot, imzot Angelo Massafra mban detyrën e arqipeshkevit të Shkodrës, pas emërimit që Ati i Shenjtë i bëri asokohe, pas vdekjes së imzot Frano Illisë.

Rikthimi i imzot Massafrës pas kalimit të Covid: Ditë të vështira, u trajtova në terapi intensive

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?