Rikthimi i maturantëve në shkolla, Besa Shahini flet për masat e sigurisë në klasa
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka folur në ‘Top Talk’ rreth vendimit për rikthimin në auditor të studentëve dhe maturantëve.
Për këtë vendim ministrja Shahini është sulmuar ashpër nga opozita, me theksin se vendimi është i paargumentuar dhe rrezikon jetën e nxënësve.
Sot, Shahini është shprehur se vendimi është ndërmarrë në mënyrë që nxënësit të përgatiten sa më mirë për provimet e maturës. Shahini theksoi se janë marrë masat e nevojshme që të ruhet siguria e nxënësve.
“Vendimi për të rikthyer maturantët u mor që nxënësit të bëjnë përgatitjet për provimi. Kemi marrë masa për ta. Do të ketë maksimumi 10-12 nxënës nëpër klasa i kemi shpërndarë. Me një plan specifik në shkollat e mesme por kemi përdorur edhe shkollat 9-vjeçare. Emrat do t’i kenë në klasë dhe do hyjnë e do dalin sipas protokollove të detajuar për të ruajtur distancën dhe të mos rrezikojnë njëri tjetrin”, tha Shahini.