Rikthimi i Trump si President, Sali Berisha: Fitoi ndaj gjithë botës. Ndalon luftërat…
Sali Berisha teksa flet për rikthimin e Donald Trump në postin e Presidentit të SHBA, e ka cilësuar si ngjarjen më të rëndësishme. Berisha tha se Trump fitoi jo vetëm ndaj demokratëve në SHBA, por ndaj gjithë Botës.
”Ata që e mbështesnin nga qeveritë e të gjithë Botës ishin jo vetëm një pakicë shumë e vogël, por ata që nuk e donin rikthimin e tij, bënë çmos që ai mos të fitonte. Fitorja e tij i dha një goditje makinerisë së mashtrimeve të polleve. Elita liberal-demokrate, e përbërë nga politikanë të eksperiencave më të madh të rendit liberal-demokrat, e përbërë nga yjet e artit dhe kulturës amerikane dhe asaj botërore, dëshmuan se jetojnë në një realitet tjetër nga ky reali”, tha Berisha.
Kreu demokrat tha se kjo fitore vjen në një Botë të ndryshuar, pasi kemi dy luftra shumë të rrezikshme që mund të degradojnë në luftra botërore. ”Kjo fitore shënon një ndryshim të madh cilësor, SHBA s’do të jenë kurrë ato që kanë qenë, por edhe rendi liberal-demokrat nuk do të jetë sikundër ka qenë”, tha Berisha. I pyetur nëse i beson deklaratat e Trump se mund të ndalojë luftrat, Berisha tha se beson në cilësinë e tij për të qenë i prerë në sensin e marrëveshjeve dhe traktateve.