Rikthimi i vizave, Kadilli: Holandishtja si gjuhë e ndërkombëtarëve
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli ka reaguar pas votimit në Parlamentin e Holandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë. Kadilli shprehet se kjo është një shenjë se qëndrimi për krizën politike do të jetë shpejt e kundërta e asaj që përhapën me entuziazëm boritë e pushtetit.
Postimi i plotë
Parlamenti i Holandës votoi për rivendosjen e vizave për shqiptarët. Para disa javësh, ministri holandez gjatë vizitës në Shqipëri, jo vetëm “përgëzoi” qeverinë për “suksese”, por, sipas mediave në shërbim të qeverisë, foli po kaq qartë edhe për krizën politike në vend dhe mori anën e pushtetit.
Foli për suksese dhe arritje të qeverisë dhe qëndrimi / akti konkret që pasoi ishte krejt e kundërta, rikthim i vizave. Me këtë sistem logjik, të mënyrës si “ka folur”, apo si e kemi “dëgjuar”, duket që edhe qëndrimi / akti për krizën politike do të jetë shpejt e kundërta e asaj që përhapën me entuziazëm boritë e pushtetit.
Të jetë zëri që nuk i vjen i qartë, apo është veshi që nuk dëgjon? Të jetë holandishtja e vështirë për t’u kuptuar nga politikanët dhe media, apo është e tillë gjuha e ndërkombetarëve? Nga kjo pyetje përjashtohet Basha, se ai e njeh holandishten”, shkruan Kadilli.
KOHA JONË SONDAZH

