Rikthimi i vizave, Salianji: Shqipëria me Ramën po shkon pas

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha se lidhja e qeverisë me krimin ka futur vendin në një rrugë të pashpresë. Përmes një deklarata për mediat, Salianji pohoi se Parlamenti holandez i propozoi qeverisë së saj që të kthejë vizat për shkak të rritjes së krimit dhe influencës së tij në Holandë.

“Parlamenti Holandez votoi për kthimin e vizave për shqiptarët. Për shkak të bashkëpunimit të Ramës me krimin Shqipëria ka gjashtë vite që nuk po bën hapa para, por vetëm  pas”, tha Salianji.

Gjithashtu ish-deputeti theksoi se për shkak të bashkëpunimit mes krimit dhe qeverisë, në vendin tonë  n gëlojnë sheshi vrasjet, grabitjet, dhuna dhe gjithçka tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vendi gëlon nga vrasjet, rrëmbimet, grabitjet, por Rama bën gangsterin me të pamundurit dhe flak në rrugë qytetarët.  Ne do ta kthejmë Shqipërinë në vend ku do të veprojë shteti ligjor dhe që banditët të dënohen”, shtoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/574247499762534/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?