FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rikthimi në politikë, Lajla Përnaska: Do garoj për Bashkinë e Tiranës

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska deklaroi se do të rikthehet në politikë. Në një intervistë për Euronews Albania, Përnaska u shpreh se rruga e vetme për t’u kthyer në politikë dhe për të dhënë një kontribut real, është kandidimi për Bashkinë e Tiranës.

Po ashtu Përnaska nënvizoi se nuk ka rëndësi për të sigla me të cilën do të garojë, duke lënë të nënkuptojë se mund të jetë edhe kandidate e pavarur.

“Rruga e vetme për të dhënë një kontribut real është kandidimi për kreun e Bashkisë së Tiranës. Sigla është çështje teknike, për mua nuk ka rëndësi sigla. Për mua ka rëndësi impenjimi, përgjegjësia dhe në respektim të rregullave dhe sistemit që kemi në fuqi, ne të japim kontribut. Unë jam e gatshme të jap kontributin tim për Tiranën. E njoh shumë mirë Tiranën dhe problematikat e saj”, theksoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?