“Rilindasit” e Ramës dhunojnë muzeun historik të Rilindjes Kombëtare, Filo “heq” shkronjat dhe pendën e “Mësonjëtores së Parë Shqipe”

Muzeu Kombëtar i Arsimit, i njohur ndryshe si Muzeu i Mësonjëtores së parë Shqipe është dhunuar ditët e fundit nga drejtuesit e Bashkisë së Korçës dhe personeli i ngarkuar për të realizuar projektin e rikonstruktimit të muzeut, të cilët duket se në përfundim të punimeve i kanë zhvendosur në qoshen më të fundit të oborrit simbolikën monumentale të Abetares, pikërisht shkronjat “Abc” dhe pendës në shtëpinë e Mësonëtores së parë shqipe, duke i dëmtuar.

Lajmi bëhet i ditur nga pedagogia e Universitetit të Korçës, Ledina Alolli e cila publikon dhe pamjet e masakrës së nxitur nga injoranca dhe babëzi e pushtetarëve vendorë.

“Kur injoranca dhe babëzia bëhen bashkë mund t’i bëjnë gropën të tashmes, por shumë shpejt shkaktarët do t’i rrëzojë vetë historia  brenda. Spostimi në qoshen më të fundit dhe dëmtimi i simbolikës monumentale të Abetares, shkronjave Abc dhe pendës në shtëpinë e Mësonjëtores së parë shqipe, ka tronditur dhe zemëruar çdokënd në Korçë.

Por mesa duket jo parinë e pushtetit lokal i cili po përpiqet ta përcjellë në heshtje këtë fasadë të shëmtuar të investimeve elektorale.

E turpshme dhe  e dëmshme gjithçka çfarë po ndodh në sytë tanë, ku çdo ditë shohim deformimin e kujtesës historike dhe kulturore të qytetit tonë.

Mos të dhunohen kontributet e paçmuar të rilindësve dhe elitës së kombit sepse dëmi i injorancës së oligarkëve do të jetë i pakthyeshëm”, shprehet Alolli teksa publikon dhe pamjet nga gjendja në shtëpinë e Mësonjëtores së parë shqipe.

SHKARKO APP