Rilindja u shua, Rama thotë se PS-ja për 25 prillin vjen me një proces historik me gra dhe vajza

Në konferencën me gazetarët, kryeministri Edi Rama përmendi pikat më të forta të asaj që ai e quajti skuadër e PS-së, jo më Rilindje. Rama foli për vajzat dhe gratë kandidate, garën që është e hapur për të gjithë kandidatët si dhe alternativat që ai thotë se i janë ofruar komunitetit çam.

“PS bën një dallim të qartë mes forcave të tjera, në këtë proces që është historik në shoqërinë tonë por edhe fiziologjik në vetë PS-në të ngushtimit vazhdueshëm të hendekut gjinor. Ne kemi 10 gra nga 12 përfaqësues të shoqërisë dhe partisë në vendin e parë në çdo qark. 7 prej 12 përfaqësuesve në vendin e parë janë prurje të reja, janë njerëz që vijnë me kontribute në komunitet, me kontribute shoqërore që ndajnë me ne vizionin dhe bindjet mbi shoqërinë.

PS ka një skuadër që e harmonizon mirë, se e mira s’ka fund, eksperiencën me energjinë e re të shoqërisë. Një skuadër që bosht të vetin ka PS-në por muskulaturë të veten ka shoqërinë. Është bërë debat i madh mbi përmbysjen e hierarkisë në lista. Askush nuk e ka pasur parasysh që ne i kemi hapur listat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata që trumbetonin listat e hapura janë mbyllur komplet. Që nga i pari në Tiranë deri tek i 36 janë në garë. Numërimi i votave do të japë një pasqyrë shumë të ndryshme mes nesh dhe formacioneve të tjera pasi në skuadrën tonë të gjithë numrat do të kenë vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne i kemi ofruar për shembull në Tiranë komunitetit çam një alternativë të ndershme, përballë ofertës që i bën PD, që është alarmante. Të gjithë ata që i përkasin këtij komuniteti kanë më shumë se sa një zgjedhje, jo vetëm në Tiranë por edhe në qarqet e tjera ku ka komunitet si ai çam”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?