Rimbyllja, rreziku tek porta
Rekordi i shifrave të fundit për pandeminë e Covid-19 në Shqipëri por edhe në Europë ka risjellë në skenë skenarin e fundit të luftës ndaj virusit, atë të izolimit të qytetarëve. Dilemat se cilën strategji do të duhet të përdorim tani që vjeshta ka ndihmuar në përhapjen e virozëve dhe rihapja e shkollave ka shtuar numrin e infektimeve.
”Nuk mendoj asgjë, ndjek raportimet e ekspertëve dhe autoriteteve të shëndetësisë dhe di që nga pikëpamja e përgatitjes dhe jemi të përgatitur për skenarin e vjeshtë-dimrit me kohë dhe strategjia e vjeshtë-dimrit është në tavolinën time që në qershor”,-tha kryeministri Edi Rama.
Vendimi synon të parandalojë përhapjen në masë të Covid-19 dhe një izolim tjetër të vendit pas atij të tre muajve në pranverë. Në mes të korrikut të këtij viti, qeveria bëri të detyrueshme mbajtjen e maskës në mjedise të mbyllura. Por rezultatet e hapjes së shkollave, bareve dhe restoranteve edhe në ambientet e brendshme, duket se po ndikojnë në rritjen e infektimeve. Arsye tjetër është se ndërkohë ISH ka shtuar edhe numrin e testimeve, çka ka rezultuar në shifrat e të prekurve.
Për nëntë muajt e parë të vitit për shkak të mbylljes së pjesës më të madhe të aktiviteteve ekonomike sociale kulturore të vendit të ardhurat ranë me 290 milionë euro. Mijëra vende u mbyllën dhe në rast të mbylljes tjetër do të ri mbyllen sërish dhe mijëra buxhete familjare u shkurtuan ndjeshëm. Rënia më e madhe e ekonomisë e këtij viti krahasohet vetëm me vitin 1997, ku vendi u përfshi në trazirat më të rënda që pas 19440-ës.