Rinas, arrestohet 34-vjeçari, po trafikonte 3 shtetas turq

Policia ka arrestuar në Rinas një 34 vjeçar nga Tirana, pasi dyshohet se ka ndihmuar ndihmuar tre shtetas turq kundrejt përfitimit.

Sipas policisë, shtetasit turq kishin destinacion Gjermaninë dhe Zvicrën.

“Në pikën e kalimit kufitar Rinas u kapën tre shtetas turq të cilët pas intervistimit deklaruan se do të ndihmoheshin nga shtetasi i mësipërm për të kaluar kufirin në drejtim të shtetit Gjerman dhe atij Zvicerian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasit turq u proceduan me urdhra largimi vullnetar drejt shtetit turk. Ndërkohë është vënë në pranga shtetasi Behar Brahaj, 34 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?