Rinas, qëllon mbi makinën e policisë, xhamat bëhen shoshë…
Një i ri lëvizte me armë. Efektivët i janë afruar, por i riu i identifikuar si Klajdi Buza ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati efektivë të lënduar ndërsa pas kësaj, u bë e mundur kapja e 34-vjeçarit.
Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.
Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar me inicialet K. B, ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij. Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë.
Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
KOHA JONË SONDAZH

