Rinasi hap linjë të re me Rumaninë, TAROM nis fluturimet direkte
Rinasi vijon të zgjerohet si një nyjë e rëndësishme lidhëse mes Shqipërisë dhe destinacioneve ndërkombëtare, duke ofruar gjithnjë e më shumë mundësi për pasagjerët dhe promovimin e Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpriti sot fluturimin inaugurues të kompanisë ajrore TAROM, duke shënuar nisjen e një partneriteti të ri dhe fillimin e operimeve të kompanisë në aeroportin e Tiranës. Linja e re do të operojë me një fluturim në javë, çdo të mërkurë, gjatë sezonit veror, duke forcuar lidhjet ajrore mes Shqipërisë dhe Rumanisë dhe duke krijuar mundësi të reja për udhëtime, turizëm dhe bashkëpunim ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Prania e TAROM në TIA përfaqëson një hap të rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit të partnerëve ajrorë të aeroportit dhe në rritjen e aksesit drejt tregut rumun. Kjo linjë pritet të kontribuojë në sjelljen e më shumë vizitorëve në Shqipëri, duke mbështetur zhvillimin e turizmit dhe duke promovuar vendin si një destinacion gjithnjë e më tërheqës për udhëtarët ndërkombëtarë.
KOHA JONË SONDAZH

