Rindërtimi i shkollës “Hoxha Tahsin” Erion Veliaj: Gati për shtatorin tjetër

Bashkia e Tiranës ka filluar ndërtimin e një prej 20 shkollave të parashikuara në projekt. Shkolla 9 vjeçare “Hoxha Tahsin”, ndodhet në fazën e hedhjes së themeleve dhe sipas kryebashkiakut Veliaj i cili ishte i pranishëm në inspektimin e punimeve, do të jetë gati shtatorin tjetër.

Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti Besnik Bare dhe Administratori i Njësisë nr. 2, Elez Gjoza, pasi u njoh me detajet e projektit dhe afatet e realizimit të tij, garantoi se shkolla do të ofrojë jo vetëm më shumë vende, por edhe kushte bashkëkohore për të gjithë nxënësit që do ta frekuentojnë atë.

“Jam shumë i mbresuar që në një periudhë shumë të shkurtër janë hedhur themelet për shkollën e re. Jemi në një situatë kritike në Tiranë, për disa arsye: së pari, kemi mbi 20 shkolla me dy turne në zonën urbane, çka do të thotë se e kemi të nevojshme ndërtimin e shkollave të reja. Ndërkohë që ne përgatisim projektin e madh se si në partneritet publik-privat do të fillojmë menjëherë ndërtimin e 20 shkollave, është shumë e rëndësishme që ato financa që kemi mbledhur këtë vit, të fillojmë t’i disbursojmë në këto investime”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?