Rindërtimi i shtëpive nga tërmeti, Rama poston foton nga Floqi

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot familjet e prekura nga tërmeti i tre muajve më parë në fshatin Floq në Korçë. Ai ka ndjekur nga afër ecurinë e punimeve për rindërtimin e shtëpive të banorëve, ndërsa ka postuar dy foto në rrjetet sociale. “Në fshatin Floq të Korçës, ku po rindërtohen shtëpitë e rrënuara nga tërmeti i qershorit”,-shkruan Rama në Instagram, teksa ka shpërndarë një foto me fëmijët dhe banorët e fshatit. Ndërsa në facebook ka postuar një foto me një të moshuar duke e cilësuar si foton e ditës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?