Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 22:46 Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut Pas dështimeve teknologjike që goditën Microsoft, bankat, linjat ajrore dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, amerikanët po dynden në supermarkete për ushqime dhe gjeneratorë. Autoritetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ringrihet Kulla e Çunmulajve dhe kthehet në muze të Malësisë

Aktualitet E shtunë, 17 Gusht 2024 18:34
Ringrihet Kulla e Çunmulajve dhe kthehet në muze të Malësisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Hot të Malësisë së Madhe u zhvillua ceremonia e përfundimit të punimeve për ringritjen e kullës së njohur të Çunmulajve dhe shndërrimin e saj në Muze të Malësisë. Fisi i Çunmulajve ka nxjerrë figura te shquara që kanë lënë gjurmë në historinë e kombit dhe Malësisë për përpjekjet e tyre në mbrojtje te identitetit dhe trojeve shqiptare, mes të cilëve shquhet prijësi dhe luftëtari popullor Çun Mula, pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Siç njofton nga Hoti i Malësisë së Madhe, korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, Kulla e Çunmulajve u braktis dhe thuajse u rrënua gjatë periudhës së komunizmit, ndërsa trashëgimtarët e Çunmulajve u internuan dhe burgosen.

Ceremonia e përurimit të përfundimit të punimeve për ringritjen e Kullës së Çunmulajve dhe shndërrimin e saj në muze mblodhi në Hot të Malësisë së Madhe banorë të Malësisë, të Shkodrës, Tuzit e Trieshit si dhe përfaqësues të shqiptarëve të Amerikës, të cilët kontribuan për ringritjen e kullës.

Pllakën me mbishkrimin “Kulla e Bajraktarëve të Hotit, Muzeu Malësia e Madhe” e zbuloi kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj së bashku me nismëtarin për ringritjen e kullës, drejtuesin e shoqatës “Kulla e Bajraktarëve të Hotit”, Arjan Bajraktarin.

Duke folur në ceremoninë e rastit, Arjan Bajraktari vlerësoi faktin se kjo nisëm kulturore dhe historike gjeti mbështetjen masive të malësorëve, në të dy anët e kufirit, por edhe në diasporë duke i dhënë kështu Malësisë një nga dëshmitë më të rëndësishme të identitetit të vet.

“Në atë ditë jo të largët, 12 shkurtit 2022, këtu në Hot, në këtë oborr, në çeljen e fushatës ku donator i parë ishte Mark Gjoku Ulaj që dhuronte 5 mijë dollarë në emër të vëllazërisë së tij, ndoshta askush nuk e mendonte se kjo fushatë për mbledhjen e fondeve do të merrte përpjesëtime kaq masive sa do të mund të arrinim sot, më 16 gusht 2024, të inauguronim përfundimin e punimeve të rinovimit të kullës, për më tepër, me një koncept muzeal modest”, tha ai.

Kulla e Çunmulajve, në Hot të Malësisë së Madhe, i ka fillimet e saj rreth viteve 1770-1780 për të rrugëtuar gjatë shekujve duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e Malësisë dhe kombit përmes prijësve dhe luftëtarëve popullorë të Çunmulajve, të cilët i prijnë Hotit dhe Malësisë në luftërat kundër ushtrive osmane dhe atyre malazeze në mbrojtje të kufijve kombëtar.

Mes tyre shquhet bajraktari i Hotit, Çun Mula, një nga figurat më të rëndësishme të Malësisë, pjesëmarrës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe në betejat për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Pas vendosjes së komunizmit, trashëgimtarët e Çunmulajve u internuan dhe burgosën, ndërsa kulla e tyre nisi braktisjen dhe rrënimin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Profesor Lekë Junçaj duke folur për historinë e kullës dhe trashëgimtarëve të saj tha mes të tjerash se ajo ishte një kështjellë arbërore.

“Kjo godinë gjigante nuk ishte vetëm kullë rezidence, por ishte kryeqendra e Hotit, epiqendër e shtatë maleve të Malësisë për tubimet, angazhimet, pajtimet dhe besëlidhjet e shumta të popullit të shumëvuajtur malësor. Ishte një kështjellë arbërore, mbrojtëse e trojeve dhe vlerave tona më të mira, nga ku me shekuj u mbrojt kufiri veri-perëndimor nga invazionet serbo-malazeze”, thotë ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për ringritjen e Kullës së Çunmulajve kanë dhënë kontributet e tyre financiare rreth 500 persona nga Shqipëria, Kosova, shqiptarët në Mal të Zi, Europa, Kanadaja dhe SHBA.

I ardhur nga New Jorku, ku ka emigruar prej 50 vitesh, Mark Gjok Ulaj thotë se kjo ka dëshmuar vlerësimin e madh të malësorëve për bajraktarin e Hotit, Çun Mulën, dhe gjithë pjesëtarët e fisit të Çunmulajve.

“Çun Mula i Hotit i ka prirë tanë bajrakut të Hotit dhe ka qenë një ndër burrat ma të mirë që ka mujt me pasë kombi shqiptar. Mbas tij, të gjithë kanë ardhë secili ma i mirë se tjetri. Mul Delija ka qenë bajraktari i Hotit. Ka qenë kapedani që e ka kryer shkollën në Itali edhe e ka shpëtu Malësinë e Madhe, kur ka hy komunizmi, për mos me u vra vëllau me vlla”, thotë ai.

Mund t'ju interesojë

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 ...

Para 3 orësh
Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Para 3 orësh
25 vite Top Channel, Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes dhe lirisë

25 vite Top Channel, Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes...

Para 4 orësh

Megjithëse shumë larg vendlindjes, shqiptarët që kanë emigruar prej vitesh në Amerikë, vazhdojnë të mbajnë gjallë historinë e Hotit të Malësisë së Madhe dhe prijësve e luftëtarëve popullorë, që u prinë malësorëve ndër shekuj.

Përfaqësuesi i malësorëve nga Michigani, Gjokë Martin Noni Junçaj, tha se me rindërtimin e kullës së Çunmulajve malësorët dëshmuan se i ruajnë dhe trashëgojnë vlerat e tyre.

“Kur kam dëgjuar për këtë projekt e kam çmuar vlerën që ai ka për popullin tonë. Ne, të gjithë e dijmë se, gjithçka që lind duhet edhe me vdekë. Po historia e shqiptarëve kurrë nuk vdes. Sot e kemi nderu Çun Mulën edhe tanë Malësinë dhe shqiptarizmin”, thotë ai.

Kulla dy katëshe e Çunmulajve tashmë shfaqet e ringritur në mes të fushës së Hotit, pranë kishës së ndërtuar disa vite më parë, edhe ajo me kontributin e shqiptarëve të Amerikës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 3 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 3 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 3 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman
Para 4 orësh

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 5 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 5 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

3 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 3 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 3 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.