Rinia në emigrim, të moshuarit punojnë

Emigrimi ka shkaktuar jo vetëm ndryshime në strukturën e popullsisë. por edhe deformime në tregun e punës. Të dhënat tregojnë se të rinjtë po punojnë më pak dhe vendin e tyre po e zënë të moshuarit.

Në tremujorin e fundit të vitit 2023, që është edhe statistika e fundit zyrtare, ishin të punësuar mbi 253 mijë të rinj, të moshës 15-29 vjeç, ose 21 mijë më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë në tregun e punës, si dhe pensionet e ulëta, po shtyjnë gjithnjë e më shumë pensionistët të punojnë.

Gati 82 mijë persona mbi 64 vjeç ishin në punë në tremujorin e fundit të vitit 2023, ose mbi 27 mijë më shumë pensionistë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Puna pas pensionit është e pranishme thuajse në të gjithë sektorët.

SHKARKO APP