Rinis seanca parlamentare për shqyrtimin e buxhetit 2022
Kuvendi rinis seancën plenare për shqyrtimin e projektbuxhetit 2022. Seanca plenare e Kuvendit vijon sot diskutimet për projektligjin “Për buxhetin e vitit 2022”.
Po ashtu në seancë do shqyrtohen dhe projektligjet “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” dhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”.
Pas rreth 11 orësh diskutimesh, Kuvendi ndërpreu punimet për diskutimin në parim të projektbuxhetit dhe paketës fiskale që shoqëron atë për të rinisur sot në orën 09:00.
Në vitin 2022, të ardhurat totale të buxhetit parashikohen të rriten më tej, në nivelin 536.8 miliardë lekë. Krahasuar me të pritshmin e vitit 2021, kjo rritje është rreth 7.8%.