Rinisin eksportet bujqësore, 300 tonët e para drejt Kosovës. Hajdari: Të enjten hapen rrugët për prodhuesit e perimeve
Nga e enjtja, Kosova do të jetë shteti i parë ku do të dërgohet një sasi prej 300 tonë perime nga Myzeqeja që prej fillimi të pandemisë. Më pas Maqedonia dhe shtetet e tjera të rajonit ku kanë kontrata të hapura do të furnizohen me prodhimet tona.
Shkëlqim Hajdari, kryeinspektor i përgjithshëm foli gjatë një vizite në pikat e eksporteve në Lushnje. Për pikat e grumbullimit problem kryesor është ruajtja nga infektimi me koronavirus për punonjësit.
Të enjten do të hapen rrugët për të gjithë prodhuesit e perimeve. Sipas zotit Hajdari i cili vuri theksin në unifikimin e rregullave të reja gjatë punës së fermerëve dhe grumbullimin e produkteve të tyre, kjo do të sjellë edhe qarkullimin e stokut të deritanishëm të artikujve si domate dhe tranguj.