Riparohet kryqëzimi te “Farmacia 10”, Veliaj: Çdo natë sistemojmë një rrugë

Kryqëzimi tek “Farmacia 10” shpëton nga një gangrenë sfilitëse e rrugës së shkatërruar.

Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë ndërhyrë dhe kanë mundur që të riparojnë rrugën dhe trotuarin e dëmtuar në vite, duke mundësuar kështu jo vetëm kushte më të mira për kalimin e makinave por edhe më shumë siguri.

“Çdo natë sistemohet një rrugë a kryqëzim, për të pasur çdo mëngjes një Tiranë jo perfekte, por pak më të mirë se dje”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në komentin që shoqëron albumin me foto nga puna e kryer nga ndërmarrjet e bashkisë në këtë kryqëzim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?