Riparohet ura mbi Lanë, Veliaj: Bëjmë çdo ditë shumë punë të vogla

Në vëmendje të Bashkisë së Tiranës janë edhe punët e vogla por që ndikojnë direkt në jetën e përditshme të qytetarëve. Punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë janë kujdesuar edhe për ndriçimin në Urën e Tabakëve apo edhe riparimin e urës mbi lumin e Lanës, që është aty pranë. 

Këtë e tregojnë fotot e publikuara në rrjetin social “Facebook” nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Mirëmëngjes nga Ura e Tabakëve! Bëjmë çdo ditë shumë punë të vogla me dashuri të madhe për Tiranën. Ju lutem, t’i mirëmbajmë”, shkruan Veliaj në rrjetin social “Facebook”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?