Rira: Rama mbledh jabanxhinjtë, dështon fushata në Prrenjas (FOTO)
Kryeministri Edi Rama, vijon fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit, paçka se Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i anulloi. Pasditen e kësaj të enjte, Rama prezantoi kandidatin për Bashkinë Prrenjas por kryetarja e kësaj bashkie, thotë se në këtë takim pati shumë pak simpatizantë dhe se socialistët e mirëfilltë dhe të ndershëm braktisën takimin.
Miranda Rira, në një postim në facebook, shkruan se për këtë fushatë, Rama mblodhi jabanxhinjtë. ”Me dhjetëra furgona dhe 3 autobuza plot, u sollën njerëzit nga administrata e bashkisë Librazhd, nga Elbasani, Pogradeci dhe Tirana, me mësues të marrë dhunshëm nga Stravaj , Skroska, me punonjës të elektrikut, të ujësjellësit e me radhë”.
Postimi i plotë
Socialistët e mirëfilltë dhe të ndershëm, të bashkisë së Prrenjasit, braktisën sot takimin farsë të prezantimit të kandidatit të PS, mushtullukun, Nure Belba. Me dhjetëra furgona dhe 3 autobuza plot, u sollën njerëzit nga administrata e bashkisë Librazhd, nga Elbasani, Pogradeci dhe Tirana, me mësues të marrë dhunshëm nga Stravaj, Skroska, me punonjës të elektrikut, të ujësjellësit e me radhë. Për shkak se ishin shumë keq, e shtynë takimin përreth 2 orë me vonesë nga data e dhënë më herët! Më shumë jabanxhinj, sesa banorë të Prrenjasit! Tani njerëzit e thjeshtë e të ndershëm, dinë të dallojnë të bardhën nga e zeza, të mirën nga e keqja!
Boçi nxjerr zbuluar Ramën: Braktisja e madhe ka filluar (FOTO)
KOHA JONË SONDAZH

