Risia e LSI, për herë të parë votim online për zgjedhjet brenda partisë (VIDEO)

Më 21 nëntor LSI do të zhvillojë zgjedhjet për Konventën Kombëtare dhe kreun e partisë. Për herë të parë, procesi i zgjedhjeve brenda një partie do të zhvillohet online.

Ekipi drejtuesi i LSI ka vendosur që anëtarët të votojnë me anë të aplikacioneve dhe mjeteve të sigurta të interentit duke shënuar kështu një stad të ri të përfshirjes së teknologjisë në proceset politike.

Votimi online jo vetëm është një hap i ri në partitë politike shqiptare, por dhe masa më efikase për të shmangur përhapjen e pandemisë.

Më poshtë mund të ndiqni videon ilustruese sesi do të kryhet votimi online për strukturat drejtuese të LSI.

SHKARKO APP