Risia e Policisë Shqiptare, ja përse shërben kjo makinëRisia e Policisë Shqiptare, ja përse shërben kjo makinë
Policia e Shtetit vazhdon modernizimin e saj sa i përket pajisjeve dhe automjeteve. Këtë fundjavë, qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve vunë re në Tiranë një makinë që përbën risi për vendin tonë.
Makina e bardhë që duket në foto është automjeti më i ri i Policisë së Shtetit, që përdoret kryesisht për personat që nuk u binden rregullave të qarkullimit rrugor.
Si çdo fundjavë, policia patrullon me masa të shtuara në kryeqytet për të parandaluar aksidentet. Tek zona e Ushtarit të Panjohur qëndronte një patrullë policie, e cila i bëri shenjë drejtuesit të një automjeti për të ndaluar.
Urdhri i punonjësit të policisë nuk u zbatua nga drejtuesi i mjetit dhe u largua. Menjëherë, punonjësit e policinë u vunë në ndjekje të tij me automjetin e bardhë (në foto), e cila është e pajisur me altoparlantë dhe tabela elektronike “Më Ndiq” apo “Ndal”.
Kjo risi rezultoi efikase dhe brenda pak minutave, uniformat blu kishin ndaluar dhe shoqëruar drejtuesin e automjetit që tentoi të largohej.
Zëdhënësi i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Genti Mullai, u shpreh në një prencocim të shkurtër për “Syri.net” se, modernizimi i logjistikës së policisë do të përmirësojë punën e efektiëvve dhe do të sensibilizojnë drejtuesit të respektojnë rregullat e qarkullimit.
KOHA JONË SONDAZH

