Risia në skemën e bujqësisë: 7-10 mijë euro grante për të rinjtë që hapin biznes në blegtori
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi sot se për herë të parë këtë vit do të mbështeten të rinjtë dhe të rejat që duan të hapin një biznes, kryesisht në sektorin e blegtorisë.
Gjatë një konference për mediat, ku prezantoi Paketën e Mbështetjes për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural për vitin 2026, ministri bëri të ditur se mbështetja financiare për secilin përfitues do të jetë nga 7 deri në 10 mijë euro.
“Unë dua të them që kemi diskutuar për të vendosur për të rinjtë dhe të rejat nga 18 vjeç deri në 35 vjeç, mundësinë që ne t’u japim nga 7 deri në 10.000 euro, po e shikojmë me financat për të diskutuar mbështetjen financiare për të përllogaritur çdo të ri dhe të re që hap një biznes kryesisht në blegtori, të jetë pjesë e mbështetjes tonë. Pra ne duhet të fusim rolin e të rinjve dhe të rejave të jenë pjesë e këtij sistemi të rëndësishëm për ne që të mbështesim këtë sektor të cilit ne duhet që ta rrisim dhe të rinjtë e të reja të jenë pjesë e kësaj pakete, që ne do ta vendosim në formë granti”, tha Salla.
KOHA JONË SONDAZH

