Ristani: “Frika nga vota, Rama mbledh trafikantët në Dibër”

Zgjedhjet në Dibër, kanë nisur të japin përplasjet e para. Partia Demokratike përreth një javë, ka akuzuar kreun e PS-së, Kryeministrin Rama, se kërkon të shkatërrojë zgjedhjet e lira në Dibër.

Në një deklaratë nga selia blu, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ka shtuar të tjera akuza. Risani është shprehur se:“Në panik nga humbja e sigurtë dhe e thellë në Dibër, Edi Rama ka thirrur banditë dhe mercenarë me shpresën se atë që nuk e merr dot me votë do ta marrë me dajak e me kërbaç”.

Më tej ai deklaroi se: “Përveç bandave të drogës, tha Ristani, të cilat mbështetjen e Ramës për biznesin kriminal duhet ta shlyejnë me shantazhin të qytetarëve për zgjedhjet e 11 shtatorit, Rama ka thirrur nën armë edhe të tjerë si Arben Ndoka, i raportuar dje nga media. Dibra po rikonfirmon se aleanca e vetme e Edi Ramës është ajo me trafikantët e kriminelët. Pasi ka prishur kontratën me qytetarët me mashtrimet e tij, pasi ka shkelur me dy këmbë çdo premtim ndaj dibranëve të cilët i ka zhytur në skamje dhe papunësi sepse nuk bëri asnjë investim, nuk hapi asnjë vend të ri pune, nuk bëri asnjë kilometër rrugë, Rama i kthehet të vetmit pakt që ka mbajtur në këto 3 vite, paktit me krimin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ai shpreson se krimi do ta shpëtojë nga gjykimi i popullit me votë. Por ky është gabimi tipik i nje sundimtari që i ka ardhur fundi. Asnjë trafikant, kriminel, asnjë bandë nuk do ta shpëtojë Edi Ramën nga gjykimi i popullit me votë. Ai dhe banditët e tij do të përballen me fuqinë e pathyeshme të bashkimit popullor. Fundi i sundimit të Edi Ramës dhe bandës së tij, do të vërtetohet masivisht më 11 shtator. Çlirimi nga banda nis në Dibër, dhe shqiptarët mbarë do t’i hapin rrugën zhvillimit, punësimit, rendit e sigurisë. Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën”,- deklaroi Arben Ristani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?