Ristani: PD lojë politike me Komisionet Hetimore

Në Kuvend pati debat për Komisionet Hetimore që kërkon PD. Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani thotë se shumica e Komisioneve Parlamentare është gjithmonë e mazhorancës dhe nuk kanë pasur rezultate ndër vite.

”Shumica e komisioneve parlamentare është gjithmonë e mazhorancës dhe nuk kanë pasur rezultate ndër vite. PD për problemin e inceneratorëve kanë bërë një kallëzim në prokurori dhe kjo do të thotë se provat kanë qenë të mbledhur, prandaj më duket e pakuptimtë një komision i tillë për mbledhje provash. Është një lëvizje politike. Opozita është e tradhtuar nga Basha që i ka braktisur të gjitha kauzat. Ka një bashkërendim me Ramën për shuarjen e këtyre kauzave”,-tha në ”Ora News”.

SHKARKO APP