Rithemelimi i Partisë së Lirisë, Kryesia miraton 4 vendime të rëndësishme
Partia e Lirisë po Rithemelohet dhe ka miratuar këtë të hënë katër vendime tepër të rëndësishme. Ndër vendimet që u morën ishte ngritja e grupit të punës për hartimin e programit politik dhe të ndryshimeve statutore, drejtuar nga Kryetari i KDK, Edmond Haxhinasto. Po ashtu, një tjetër vendim ishte emërimi i Erisa Xhixhos si sekretare politike për qarkun e Tiranës etj.
1-Ngritjen e Grupit të Punës për hartimin e Programit Politik dhe të Ndryshimeve Statutore, drejtuar nga Kryetari i KDK, z. Edmond Haxhinasto.
2-Erisa Xhixho, Sekretare Politike për Qarkun e Tiranës.
3-Tedi Blushi, Sekretar Politik për Qarkun e Korçës.
4-Ngritjen e Komisionit Organizator për kremtimin e 20-vjetorit të themelimit të LSI, me bashkëkryetarë Edmond Panariti dhe Brunilda Paskali.