“Rithemelimi” zyrtarizon Premtim Kryemadhin si kandidat për 6 marsin në Dibër

Premtim Kryemadhi do të jetë kandidati i Komisionit të Rithemelimit të PD në zgjedhjet lokale të 6 marsit në Bashkinë e Dibrës.

Pas votimit në primaret e kësaj të diele, Kryemadhi mori 424 vota, Dafina Muda 121 vota, ndërsa Behar Dema 158 vota.

Në total, në këtë bashki votuan 713 persona, ku 10 vota u shpallën të pavlefshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju premtoj demokratëve që nuk do të zhgënjehen me kandidaturën time. Ne do të bëjmë një punë të shkëlqyer që nga zgjedhja e stafit, i cili sot është për të ardhur keq. Të gjithë demokratët duhet të bëhen bashkë kundër këtij regjimi”, tha Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?