Rivali i Bashës: Më 29 korrik do humbas, por në 2025 PD do shuhet

Më 29 korrik, do të mbahen zgjedhjet për kryetar të PD-së, atë të vulës. Lulzim Basha po e zhvillon fushatën për të rimarrë drejtimin e PD-së larg kamerave, por me takime të postuara në rrjete sociale, ndryshe nga rivali i tij Gjergj Hani që të vetmen hapësirë elektorale që po shfrytëzon është media, pasi ai pretendon për një garë të pabarabartë mes tyre.

“Nuk kam asnjë lloj mbështetje për sa i përket platformës sime. Establishmenti apsolutisht asnjë lloj përkrahje, as morale. Të bësh takime nëpër rrethe do mundësi financiare të cilat unë nuk i kam. Kjo është një përballje krejtësisht e pabarabartë”-shprehet kandidati Gjergj Hani për ”Top Channel”.

I vetëdijshëm për kushtet në të cilat po zhvillohet gara, Hani nuk ka besimin që më 29 korrik do rrëmbejë fitoren. Njëjtë si kundërshtarët e këtij procesi të shpejtuar zgjedhor, vetë ai mendon që fituesi është i paracaktuar.

SHKARKO APP