Rivendosen tabelat në bashkinë e Finiqit

Sot në bashkinë e Finiqit janë rivendosur tabelat rrugore, pas heqjes pak ditë më parë të atyre që vendosi bashkia. Tabelat e sotme janë rivendosur me gjuhë të parë shqipen dhe të dytë greqishten, ndërsa e pranishme ishte edhe drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato. Pesë ditë më parë tabelat që vendosi bashkia dhe që më pas u hoqën kishin gjuhë të parë greqishten dhe të dytë shqipe.

Kryeministri Rama deklaroi dje se tabelat nuk u hoqën për këtë shkak, por për faktin se nuk ishte marrë leje dhe se nuk ishin marrë parasysh parametrat e sigurisë rrugore. Megjithatë tashmë debati merr fund, pasi tabelat sot janë vendosur me gjuhë të parë shqipen dhe të dytë greqishten, ndërsa ato që tregojnë vendet turistike kanë edhe gjuhë të tretë anglishten.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?