Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme pas zgjedhjeve të majit, si do të caktohen çmimet e reja të referencës

Pas shtyrjes për vitin e ardhshëm të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur për News24 se rivlerësimi i pasurive do të bëhet pas zgjedhjeve të 11 Majit.

Por për të arritur deri këtu, Ministria e Financave do të hedhë për konsultim publik çmimet e reja të referencave të banesave në të gjithë Shqipërinë

Këto çmime të reja të referencës pritet të përfundojnë në muajin Mars. Miratimi i çmimeve të reja të referencës do të përafrojnë vlerën e pronës me çmimin real të tregut. 60 bashkitë në vend kanë vetëm një çmim reference, sipas qyteteve për të gjitha banesat pavarësisht rëndësisë së zonave ku janë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Financave mësohet se po punon që çmimet e referencës të bëhen përmes një ndarje në zona kadastrale siç aktualisht funksionon në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse një qytetar vendos të shesë sot pronën e tij do të paguajë 15% tatim për diferencën midis vlerës së regjistruar të pronës dhe vlerës me të cilën është shitur, kurse me rivlerësimin tatimi do të jetë më i ulët.

Më herët kryeministri Edi Rama është shprehur për një tatim prej 5% por shifra përfundimtare ende nuk është vendosur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?