“Rob për 20 vite”, CNN për ariun e shpëtuar në Shqipëri: Marku tashmë është në Austri

Mbajtja në kafaz e arinjve në Shqipëri për biznes, është bërë lajm në CNN. Sipas asaj që shkruan “CNN”, ariu i fundit që mbahej në robëri në një restorant në Shqipëri është liruar më në fund dhe ai ndodhet sot në strehëzën e tij të re.

Të ashtuquajturit “arinj restoranti” janë mbajtur historikisht në kafaze të vogla pranë restoranteve ose hoteleve, ku shërbenin si një atraksion për turistët.

Marku një ari i murrmë 24-vjeçar, është “ariu i restorantit” i fundit i njohur në Shqipëri, sipas një njoftimi nga “Four Paws”. Ai u shpëtua më 7 dhjetor dhe mbërriti në shtëpinë e tij të re, “BEAR SANCTUARY Arbesbach” në Austri të premten.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNN (@cnn)

SHKARKO APP