Robert Budina: S’jam dënuar kurrë nga asnjë gjykatë

Pas një lajmit se dy regjisorët, Robert Budina e Kastriot Çipi, të mediatizuar gjatë protestave për Teatrin Kombëtar, janë dënuar për vjedhje fondesh, ka ardhur edhe reagimi nga Robert Budina. Regjisori e ka mohuar lajmin. ”Nuk jam paditur kurrë nga asnjë lloj institucioni, e aq më pak dënuar kurrë nga asnjë lloj gjykate”,-deklaron regjisori.

Reagimi i plotë

NË PËRGJEGJËSI TË PLOTË CIVILE DHE JURIDIKE DEKLAROJ:

Swiss Digital Desktop Reklama

UNË ROBERT BUDINA, NUK JAM PADITUR KURRË NGA ASNJË LLOJ INSTITUCIONI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, E AQ MË PAK DËNUAR KURRË NGA ASNJË LLOJ GJYKATE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkoj nga mediat që e kanë publikuar lajmin e rremë, përgënjeshtrimin e tij brënda 24 orëve, në emër të dinjitetit dhe punës shumë vjeçare që kam mbi supe. Çdo mosveprim ndaj kësaj kërkese do të shoqërohet me padi civile dhe penale ndaj të gjitha mediave që kanë publikuar këtë lajm të rremë dhe abuziv.

Akuza e trumbetuar ndaj meje, bëhet në këtë moment specifik të aktivitetit dhe angazhimit tim shoqëror që përkon me betejën e vështirë për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe pronës publike, nga vjedhja me ligj që po i bëhet asaj nga pushteti i diktaturës së sotme që po instalohet në Shqipëri.

Ky veprim i dëshpëruar i fabrikuar nga pushteti dhe mediave pranë tij, më bindin plotësisht që beteja që kemi nisur për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe pronës publike duhet çuar deri në fund, në emër të qytetarisë, dinjitetit dhe padrejtësive që i bëhen qytetarëve të këtij vëndi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?