Roberta Metsola rizgjidhet presidente e Parlamentit Evropian

Roberta Metsola u rizgjodh presidente e Parlamentit Evropian. Metsola ka marrë gjithsej 562 vota. Gjithsej 699 eurodeputetë votuan, 60 abstenuan, 562 për Roberta Metzola dhe 61 për kundërkandidaturën spanjolle të Irene Monteros.

Mandati i Presidentit të Parlamentit Evropian zgjat 2.5 vjet.

Pas zgjedhjes së presidentes, eurodeputetët do të duhet të zgjedhin të 14 nënkryetarët e Parlamentit Evropian, ndërsa mesditën e së enjtes do t’u kërkohet të miratojnë ose refuzojnë Ursula von der Leyen si Presidente të Komisionit Evropian.

SHKARKO APP