FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roja i Gardës humb ndjenjat pranë arkivolit të mbretëreshës Elizabeth (Pamjet)

Transmetimi i drejtpërdrejtë nga Dhoma e Westminster u ndërpre për disa minuta pasi policia nxitoi për të ndihmuar një roje të gardës, të cilit i ra të fikët pranë arkivolit të Elizabeth. Dhjetëra mijëra britanikë dhe jo vetëm që prej ditës së djeshme presin për orë të tëra pafund në radhën e pelegrinazhit popullor të trupit të Mbretëreshës Elizabeth në Pallatin e Westminsterit, për të nderuar monarken që i kushtoi 7 dekada të jetës së saj fronit të Mbretërisë së Bashkuar.

Daily Mail publikoi videon ku njërit prej rojeve i ka rënë të fikët mbrëmë dhe ka rënë me fytyrë përtokë në dyshemenë e gurtë të sallës së madhe ku mbahej dje arkivoli i monarkes. Pak çaste përpara se të rrëzohej në dysheme, gardisti dukej se nuk ishte në gjendje të ngrihej përsëri në këmbë dhe kishte zbritur për pak kohë nga platforma përpara se të kthehej në vendin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?