Roja ka ngecur brenda magazinës në temperaturë 180 gradë, familja: Të çahet betoni

Familjarët e rojës që mbeti në magazinën e përfshirë nga zjarri në qendrën tregtare ”Casa Italia”, janë përplasur me forcat zjarrëfikëse.

”A nuk ka një fadromë për të hapur një dritare më të madhe? Mos e acaroni gjendjen më shumë o zotëri. Është faji i zjarrfikësve. Prandaj iku vëllai ynë aty brenda. Na thonë që është 180 gradë aty brenda, na thoni futuni ju. Tani futuni sa të doni, iku ajo. Çajeni atë beton. Krahasohet me jetën e njeriut. Prisheni”,-janë shprehur ata.

SHKARKO APP