”Roje me kallashnikovë dhe mjete të blinduara”, Rama zbulon bisedën me zyrtarin e lartë
Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohen Konferenca e 41-tër Ndërkombëtare e Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë. Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka falenderuar të gjithë të pranishmit dhe ka thënë se është besim plotë që do të arrihen rezultate serioze në përfundim të kësaj konference. Ai ka zbuluar bisedën me një person shumë të rëndësishëm nga një shtet anëtar i BE, i cili kishte kërkuar të shoqërohej me roje, që kanë kallashnikovë, dhe makina të blinduara, kur të dilte nga ambienti i VIP-ave, nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në kryeqytet. ”Të nesërmen në mëngjes erdhi të më takonte dhe fjalia e parë që më tha ishte “Z. kryeministër dua t’iu kërkoj ndjesë, sepse kam udhëtuar në shumë vende dhe asnjëherë nuk kam përjetuar një hendek kaq të madh nga ajo që prisja dhe nga ajo që pashë në të vërtetë. Është një vend krejt ndryshme nga ai që prisja”.
Rama ka shënjestruar edhe hotel ndërkombëtare në Shqipëri. Duke folur në këtë konferencë Rama ka dalë jashtë fjalimit të që kishte para përgatitur. Ai ka folur rreth një vizite në Shqipëri të një personaliteti nga Bashkimi Evropian i cili kishte patur frikë fillimisht. Kryeminitri tregoi se i ishte dashur ta shoqëronte me eskortë të blinduar por më pas ai kishte mbetur i habitur me Shqipërinë dhe kishte thënë se priste gjithçka ndryshe. Kryeministri deklaroi se në Shqipëri asnjë i huaj nuk është prekur dhe nuk do të preket. Duke ‘thumbuar’ hotelt ndërkombëtare, kryeministri tha se e vetmja gjë q ëmund të vjedhë të huaj janë pikërisht këto hotele ndërkombëtare.
“E vetmja mënyrë si mund të të vidhnin në Tiranë është te faturat e hoteleve ndërkombëtare se ju tarifojnë siç nuk ju kishte shkuar mendja dhe pastaj fshihen në steriotipin e saj. Në vendin tonë asnjë i huaj nuk preket. Paragrafi ynë është që Shqipëria e shqiptarëve i përket zotit dhe të ftuarve dhe në qoftë se nuk vjen zoti vetë i ftuari është zoti. E vetmja gjë që mund t’ju them është kujdes me faturat celulare”, theksoi kryeministri ndër të tjera.