Rokadë në drejtoritë rajonale të Policisë, ja lëvizjet e reja

Vijon rokada në drejtoritë rajonale. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur ndryshime në strukturën e drejtorive rajonale. Lëvizjet kanë prekur drejtorinë e Policisë së Elbasanit dhe atë të Vlorës.

Nga Elbasani është larguar zv/drejtori i Edmond Sulaj, ndërsa në vend të tij erdhi Ilirian Balla, ndërsa Shef Rendi emërohet Bledar Perbati, në vend të Lavdërim Durbakut.

Zv/drejtor i Policisë së Vlorës emërohet Dritan Dorda, ndërsa në krye të Komisariatit shkon Alket Ahmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në komisariatin e Pukës emërohet Asllan Zhivani, në vend të Pal Markut. Zhivani ka punuar më parë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshimet në drejtoritë rajonale:

Elbasan 

Ikën Edmond Sulaj, vjen Ilirian Balla

Shef Rendi – Ikën Lavdërim Durbaku, vjen Bledar Perbati

Vlorë

Zv/drejtor i Policisë emërohet Dritan Dorda

Në krye të komisariatit emërohet Alket Ahmeti

Komisariati i Pukës 

Ikën Pal Marku, vjen Asllan Zhivani

Pal Marku emërohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?