Roland Bejko kundër Lulzim Bashës: Dje bëri një gabim fatal
Roland Bejko, sekretar për Decentralizimin dhe Pushtetin Vendor në PD, i bashkohet deputetëve që kërkojnë që Lulzim Basha të mbajë përgjegjësi për rezultatin e PD në zgjedhjet e 6 marsit.
“Ka qenë deklaratë fatale. Të thuash që unë nuk kam humbur asnjë palë zgjedhje është fyerje inteligjence, nuk mund të jesh kaq i ftohtë”, tha Bejko për deklaratën e Bashës i cili tha se ”nuk kam humbur në asnjë palë zgjedhjesh”.
Sa i takon rezultatit të zgjedhjeve, ai tha se priste që PD të dilte në rastin më të keq një forcë e dytë.
“Mendoja që pjesa e heshtur do afrohej te Basha, pasi ai u shkëput nga Berisha, si një ofertë e re. Unë nga kontaktet që kam pasur me elektoratin e PD kam kuptuar që Basha nuk e riformuloi dot veten. Shumë demokratë nuk votuan”.