Roland Bejko: Më zuri gjuha lesh duke u thënë të rinjve reagoni
Gjatë një takimi me të rinjtë tek njësia nr.5 në kryeqytet, kandidati i PD-së Roland Bejko ka një mesazh për të rinjtë. Ai u ka kërkuar që të mos heshtin apo të jenë indiferentë, por të reagojnë dhe të angazhohen për të mirën e vendit.
“Më zuri gjuha lesh, se lesh në kokë nuk kam, duke u thënë studentëve, angazhohuni, bëhuni pjesëmarrës, reagoni, mos ktheni kurrizin kur shikoni një njeri të politikës, por dilni përballë dhe thojini se çfarë duhet të bëjë, për Tiranën, për Bashkinë, kushdo qoftë”, tha Bejko. Në takimet me qytetarët, ai ua bëri të qartë se kjo PD është e ndarë nga Sali Berisha.
Qytetari: Jeni me Sali Berishën?
Roland Bejko: Jo jemi ndarë.
Bejko garon në Tiranë mes 5 kandidatëve të tjerë, ku gara e fortë duket mes tij, Erion Veliajt nga PS-ja dhe Belind Këlliçit nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.