Roland Bejko: PD si bunker i Berishës, strehon aty hallet

Eksperti i PD në komisionin parlamentar për ndryshimet në reformën territoriale në vitin 2021, Roland Bejko thotë se bojkoti që Partia Demokratike po i bën reformës territoriale do të ketë pasoja edhe më të rënda elektorale në zgjedhjet e ardhshme.

Në një intervistë për Tema, Bejko flet për problemet madhore që sipas tij ka ndarja territoriale në Shqipëri, për një ndarje që i shkon për shtat llogarive elektorale të Partisë Socialiste. Bojkoti i përsëritur i opozitës duke refuzuar pjesëmarrjen në komisionin e përbashkët do ta penalizojë, sipas tij, edhe më shumë në zgjedhjet në vijim.

Bejko flet për rolin e munguar të opozitës në funksion të qytetarëve që e kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar në parlament, duke përsëritur bindjen e tij se Berisha i shërben Ramës dhe anasjelltas, duke krijuar kështu një situatë dramatike në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai thotë se Partia Demokratike është kthyer në bunkerin ku Sali Berisha strehon hallet dhe interesat e tij duke e mbajtur peng partinë. Bejko flet për komoditetin e opozitës së përjetshme duke rregulluar “hallet” familjare në një marrëveshje të pandalshme me Ramën. Lëvizja Salianji dhe reagimet e lidershipit të PD-së ndaj tij, sipas Bejkos, tregojnë se Berisha ka frikë nga Salianji dhe lëvizje të tjera të ngjashme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Statuti dhe Berisha s’kanë lidhje sepse Berisha është punist dhe statuti i Partisë shpreh demokracinë,” thotë Bejko, që sipas tij Berisha është jolegjitim në krye të Partisë Demokratike sepse ka shkelur statutin e partisë. Ai flet për përpjekjen e fundit për tryezën e bashkëpunimit opozitar dhe refuzimin e prerë të Agron Shehajt për t’iu bashkuar Berishës./ TemA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?