Roland Bejko takim me banorë të zonës së Freskut: Mos e çoni votën dëm për Ilir Metën

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 Majit, Roland Bejko zhvilloi sot takime me banorë në zonën e Freskut, ku u zotua për uljen e taksës së ndërtimit nga 12 % në 5 % me qëllim, siç tha ai, që të ndihmohet në uljen e çmimit të banesave.

“Sot me paret që ka pastruar krimi i organizuar në Shqipëri 1.6 mld euro, çmimi i banesave ka vajtur në stratosferë. Askush nga këto djemtë dhe vajzat e reja, nëse do të lidhin kurorë nuk kanë ku të strehohen, se çmimet janë aq të larta sa që ju duhen 4-5 jetë ta blejnë një shtëpi të tillë. Ne do ta marrim taksën 3 % nga ndërtimet, në para dhe në objekt me qëllim që çiftet e reja, nënat kryefamiljare dhe të pastrehët e Tiranës të kenë mundësi ku të strehohen”, tha Bejko.

Prioritet do të jenë, sipas tij, edhe zonat ruale, ku Bejko angazhohet për ndërtimin e 250 kilometrave rrugë rurale, në mënyrë që fermerët vendas ta kenë më të lehtë aksesin në 5 tregjet që do të ndërtohen në hyrje të Tiranës. Po ashtu do të krijohen edhe tri zona të lira ekonomike, në Kërrabë, Arbanë dhe Ndroq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, Bejko u bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe demokratëve që të dielën të votojnë numrin 9 dhe 6, në mënyrë që të mos e çojnë votën dëm për Ilir Metën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?