Roland Bejko takim me sipërmarrësit dhe banorët e Xhamllikut: Ulim me 50% taksat vendore
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko, zhvilloi një takim derë më derë me sipërmarrësit dhe banorët e Xhamlliku.
Komunikimi direkt dhe sy më sy me qytetarët e Tiranës është shumë i rëndësishëm për ne, tha Bejko në takime.
“Sot ishim në zonën Xhamllikut. Në takimet me bizneset e vogla, më bën përshtypje, se taksat janë shumë të larta. Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erjon Veliaj i ka rritur në mënyrë të vazhdueshme taksat. Prandaj ne bashkë me ekspertët tanë do ti japim frymëmarrje biznesit duke ulur me 50% taksat”, tha Bejko.