Roshi publikon kartelën gjermane: Berisha të qetësohet
Kreu i Bashkisë Kavajë ka publikuar sot në Facebook kartelën e penalitetit të marrë në Gjermani. Ai shkruan se e ka kërkuar kartelën me të dy emrat, Elvis dhe Ervin.
Elvis Roshi shkruan gjithashtu se ai dhe drejtësia gjermane nuk janë takuar në asnjë pikë në jetën e tij.
Postimi i Rroshit:
“Pas sulmit dhe baltes se shtrigave te Shqup-it, ju bej me dije se sapo ka ardhur ashtu sic edhe u zotova, nga Zyra Federale e Drejtesise Gjermane, kartela penale e imja. Per cdo merak e kam kerkuar ne dy versione edhe si Ervin Rroshi edhe si Elvis Rroshi qe Berisha dhe fotokopjet e tij pa ngjyra te rrine rehat. Kartela thote mbi emrin tim “asnje shenim”, cka do te thote qe une dhe drejtesia gjermane nuk jemi takuar ne asnje pike ne jeten tone”.
KOHA JONË SONDAZH

